Sot po shënohet festa e 28-të Nëntorit në vendin tonë.
Edhe pse për shkak të pandemisë nuk pati aktivitete të organizuara për nderë të Ditës së Flamurit, qytetarë të shumtë kanë zgjedhur që festën ta kalojnë në sheshet e Prishtinës.
Flamujt kuq e zi valëviteshin gjithandej, plisa të bardhë shkëlqenin në kokat e shumë qytetarëve madje edhe të fëmijëve, interpretohej muzikë tradicionale, besa edhe vallja hidhej.
Kafiteritë u panë të stërmbushura kurse masat e vendosura si preventivë ndaj virusit Corona nuk është se u respektuan.