Procesi mësimor në shkollën Fillore, “Faik Konica”, në kryeqytet është mbajtur normalisht.
Drejtues të kësaj shkolla nuk kanë përfillur vendimin e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK).
Kurse shkolla Fillore “Meto Bajraktari” nuk ka mbajtur fare mësim gjatë të hënës.
Media ka kontaktuar me drejtoreshën e Arsimit në Prishtinë, por nga zyra e kësaj të fundit është thënë se ajo sapo është shëruar nga Covid-19 dhe nuk mund të deklarohet për këtë çështje.