Duke filluar nga nesër, qarkullimi me autobusët e Trafikut Urban do të jetë falas për të gjithë qytetarët për një muaj rresht, përcjell Bota sot.
Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti përmes një postimi në Facebook, derisa ka thënë se është obligative zbatimi i masave mbrojtëse kundër Covid për të gjithë udhëtarë.
Ahmeti ka thënë se duhet të vazhdojmë të jemi të kujdesshëm për mbrojtjen e shëndetit tonë dhe të tjerëve.
Postimi i tij i plotë:
Qarkullimi me autobusët e Trafikut Urban do të jetë falas për të gjithë qytetarët për një muaj rresht, duke filluar nga nesër 1 dhjetor. Zbatimi i të gjitha rregullave dhe masave mbrojtëse kundër #covid19 mbeten në fuqi dhe janë të obligueshme për secilin që udhëton me këta autobusë.
Të vazhdojmë të jemi të kujdesshëm dhe të ndërgjegjshëm për mbrojtjen e shëndetit tonë dhe të tjerëve rreth nesh!