Gjatë tërë muajit dhjetor trafiku urban do të jetë pa pagesë për të gjithë qytetarët e Prishtinës.
Qarkullimi i tyre është i vazhdueshëm.
Por gjatë dhjetorit udhëtimi me trafik urban do të jetë falas për të gjithë qytetarët.
Ndërkohë shumica e qytetarëve të Prishtinës e kanë mirëpritur këtë vendim.
Madje disa nga qytetarët thonë që një vendim i tillë është i nevojshëm në një krizë ekonomike si kjo.
Por ka edhe të tillë që nuk e gjejnë të arsyeshëm vendimin që udhëtimi të jetë falas.
Kjo pasi që në bazë të rregullave Anti-Covid brenda një autobusi është i kufizuar edhe numri i pasagjerëve.
Vendimi i Komunës së Prishtinës që qarkullimi me trafik urban është falas do të vlejë vetëm gjatë muajit dhjetor.
Këtë e qartëson edhe vendimi i komunës.
Bileta për të udhëtuar me autobusët e trafikut urban kushton 40 cent.