KRU Prishtina ka njoftuar se për shkak të ndërprerjes së planifikuar me energji elektrike nga ana e KEDS-it javën e kaluar, sot banorët e lagjes "Sofalia" në Prishtinë nuk do të kenë furnizim me ujë të pijshëm nga ora 09:00-21:00.
Me këtë rast KRU Prishtina kërkon mirëkuptim nga konsumatorët e saj.
Ndërkaq në ditët tjera, ka pasur reduktime me ujë të pijshëm edhe në lagjet e tjera të kryeqytetit.
Për këto mungesa uji, KRU Prishtina ka njoftuar edhe më parë.