Prokuroria Themelore e Prishtinës ka nisur hetimet për zbardhjen e rastit të djeshëm në lagjen “Dardania” në Prishtinë ku u vra një shtetas turk.
Kështu ka thënë zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë Laureta Ulaj.
“Prokuroria Themelore e Prishtinës e ka nisur hetimin e rastit për “Vrasje” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve. E kemi një të dyshuar për rastin i cili aktualisht ndodhet në arrati”.
Ulaj tha se me urdhër të prokurorit të Departamentit për Krime të Rënda është lëshuar urdhri për autopsi për viktimën.
“Prokurori bashkë me Policinë e Kosovës dhe po bëjnë ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore për zbardhjen e rastit. Nuk mund të japim detaje tjera pasi jemi në fazën e hetimeve”.
Policia e Kosovës e ka shpallur në kërkim personin e dyshuar Yildirim Atila që po ashtu është shtetes i Turqisë.