Një fabrikë e qeseve plastike është përfshirë nga flakët gjatë ditës së sotme në Siqevë të Prishtinës.
Rastin më herët e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Rreth ores 17:00 kemi pranuar informatën për një incident zjarri në një fabrikë në fshatin Siqevë të Prishtinës.
Nuk raportohet për persona të lënduar. Zjarrfikësit dhe policia menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes.
Zjarri ende nuk është lokalizuar.Për detaje rreth rastit do të njoftojeni pasi që nga njësitet kompetente të përfundojnë ekzaminimet e vendit të ngjarjes”, tha ajo.