ryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka ngushëlluar familjen nga Kamenica e cila sot humbi edhe anëtarin e pestë nga Covid-19.
Ai në një postim në rrjetin social ‘Facebook’, ka thënë se vdekja e pesë anëtarëve është një ndër ngjarjet me të rënda në Kosovë.
Ahmeti ka ngushëlluar familjen dhe ka kërkuar të mbahet distanca.
Më poshtë keni postimin e plotë:
Vdekja e pesë anëtarëve të një familjeje nga Covidi në Kamenicë është një ndër ngjarjet më të rënda në Kosovë.
Ngushëllime familjes.
Kujdes me distancë ju lutem, tanimë kur zgjidhja është afër.