Mini-maratona humanitare ‘’Vrapo Babadimër’’ këtë vit shënon edicionin e 5-teë.
Në krahasim me vitet e tjera kjo Mini-maratonë do të mbahet më ndryshe për shkak të gjendjes me pandeminë e cila nuk lejon tubime.
Këtë vit, vrapimi apo ecja 5 km do të realizohet në vende të ndryshme dhe të filloi nga mëngjesi deri në orët e pasdites, kanë bërë të ditur organizatorët.
“Gjithmonë duke respektuar masat nga Ministria e Shëndetësisë, për shkak të gjendjes aktuale pandemike, nuk do të ketë tubime. Vrapimi apo ecja 5km do të realizohet më 13 dhjetor dhe do bëhet në vende të ndryshme (nuk është e caktuar). Vrapimi ose ecja do të filloi nga mëngjesi deri në orët e pasdites”, thuhet në njoftimin e organizatorëve.
Mini-maratona ka për qëllim që të ndihmojë familjet në nevojë për çdo fundvit.