Prishtina vazhdon të ballafaqohet me probleme të shumta.
Një nga shqetësimet e qytetarëve mbetet edhe infrastruktura rrugore, veçmas gjatë stinës së dimrit.
Por, rruga “Don Shtjefën Xhoni”, sipas banorëve, ka gati dy muaj që është lënë në gjendje të tmerrshme, madje edhe të rrezikshme për qytetarët.
Kjo rrugë e cila lidh rrugën B me Hajvalinë, ka një pjesë që është prishur, ndërsa aty është edhe një pusetë e hapur.
![Image](/media/botasot.info/images/2020/December/13/auto_131217106_715206402723842_4338806006128143621_o-768x10241607886918.jpg)