Nxënësit e shkollave fillore me arsimtarët e tyre dhe drejtoreshën e arsimit të komunës së Prishtinës, vizituan sot Institutin Kombëtar për të takuar epidemiologët dhe punëtorët shëndetësor në frontin e luftës me COVID-19.
Nxënësit shprehën mirënjohje për të gjithë punëtorët shëndetësor në ruajtjen e shëndetit të qytetarëve e në veçanti nxënësve në sigurimin e kushteve të shëndetshme në mbarëvajtjen e mësimit në shkolla prej fillimit të vitit të ri shkollor!
Nxënësit dhuruan piktura origjinale me motive ruajtjen e shëndetit nga pandemia COVID-19!
“E ne zotohemi se do të përkujdesemi për shëndetin e tyre dhe të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës!”, thuhet në njoftimin e IKShPK-së.