Qarkullimi i autobusëve brenda kryeqytetit është duke paraqitur një sfidë jashtëzakonisht të madhe, sa i përket bartjes së udhëtarëve.
Qeveria e Kosovës në kuadër të kufizimeve që kanë marrë në parandalimin e përhapjes së COVID 19, një ndër pikat e lejimit të qarkullimi të autobusëve të Trafikut Urban dhe operatorëve privat, është se ata duhet të operojnë me 50 përqind të kapaciteteve.
Megjithatë jo të gjithë operatorët janë duke i marrë për bazë rekomandimet e institucioneve shëndetësore, që janë shndërruar në vendime qeveritare.
Në këtë foto shihet qartë se nuk janë përfillur rekomandimet, duke rrezikuar njëkohësisht mundësinë e përhapjes së koronavirusit.
Kujtojmë se që nga data 1 dhjetor, me votimin që është bërë në Asamblenë Komunale të Prishtinës, qarkullimi me autobusët e Trafikut Urban do të jetë për një muaj pa pagesë.