Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, ka njoftuar se kanë nënshkruar memorandum me komunën e Prishtinës lidhur me katër projekte infrastrukturore.
Ky memorandum parasheh zgjerimin e dy rrugëve, asfaltimin e një tjetre, si dhe ndërtimin e dy kolektorëve.
“Për herë të parë Prishtina me projekte të mëdha infrastrukturore”, ka shkruar Abrashi në Facebook.
“Sot konkretizuam punën disa mujore, me memorandum bashkëpunimi me Komunën e Prishtinës. Ministria e Infrastrukturës do të investojë zgjerimin e rrugës Prishtinë-Grashticë (Mutivodë), zgjerimin e rrugës në drejtim të Hajvalisë, asfaltimin e rrugës nga Kodra e Trimave në Shkabaj (tek qendra e Panaireve), ndërtimi i kolektorit në Hajvali, ndërtimin e rrugës A me kolektorin e ujërave të zeza etj.”.
“Këto projekte do të kenë rëndësi jetike për Prishtinën që do të nisin në vitin 2021. Vazhdojmë me punë”.