Mbeturinat e hedhura pa vend janë pamje e shëmtuar dhe paraqesin rrezik për shëndetin publik.
Hapësira pranë parkut të Taukbahçes në Prishtinë është pastruar nga deponia ilegale dhe ajo pjesë do të revitalizohet me gjelbërim për të marrë pamje krejt tjetër, njofton Komuna e Prishtinës.
Komuna ka falënderuar ekipet në terren për punën dhe përkushtimin e vazhdueshëm në mirëmbajtjen e hapësirave të gjelbra.
“Duke e mbajtur pastër, le ta respektojmë Prishtinën, çdo ditë”, thuhet në një postim në Facebook.