Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se sot do të nisin me pranimin e dokumenteve për përfundimin ne procedurës së fundit për bizneset që kanë fituar grante.
Ai ka shkruar në Facebook se dokumentet pranohen nga ora 9:00.
Sipas një njoftimi bërë të hënën nga Komuna e Prishtinës të gjitha bizneset përfituese të grantit për bizneset e prekura nga #covid19 e kanë obligative të i dorëzojnë të fotokopjuara qartë e të e plotësojnë dokumentacionin duke dorëzuar:
– Leternjoftimin valid, kopje në të dy anët
– Konfirmimin e llogarisë bankare në emër të biznesit
– Certifikatën e re të biznesit (që ka numrin unik identifikues ku fillon me nr81 dhe është 9 shifror)
Dokumentacioni do të dorëzohet në sportelet në katin përdhesë të ndërtesës së vjetër të Komunës.