Me ndryshimin e masave kundër COVID-19 nga Qeveria e Kosovës, Trafiku Urban në Prishtinë ka ndryshuar orarin e lëvizjes së autobusëve në kryeqytet.
Tashmë qytetarët do të mund të udhëtojnë nga ora 06:00 deri në ora 20:00.
“Sipas Vendimit të Qeverisë për kufizimin e lëvizjes, autobusët e NPK “Trafiku Urban” Prishtinë do të qarkullojnë çdo ditë nga ora 06:00 deri në orën 20:00, deri në ndonjë vendim tjetër nga institucionet përgjegjëse”, thuhet në njoftim.
Por, kufizimi se në një autobus duhet të jenë vetëm 25 udhëtarë mbetet në fuqi.