Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se në Prishtinë do të bëhen edhe teste antigjen që janë të shpejta dhe rezultati i tyre mund të merret brenda 20 minutave.
Por sipas Ahmetit, testi më i sigurt mbetet ai me PCR.
Postimi në Facebook:
Prej të martës, Komuna e Prishtinës bën edhe teste antigjen për covid që janë të shpejta dhe rezultatet merren brenda 20 minutave. Sensitiveti është 98.5 përqind që do të thotë se saktësia është e lartë. Edhe më tutje PCR testi mbetet testi më i sigurtë në qoftë se administrohet mirë.
Këto teste kryhen në QMF Emshir/Kalabri, dhe sikurse edhe me serologjike nevojitet UDHËZIMI I MJEKUT NGA QMFtë tjera. Duhet të keni simptome për tu aprovuar.