Bora e parë për këtë vit tashmë ka arritur edhe në Prishtinë.
Mbrëmjen e sontme të reshurat e borës kanë filluar të bien edhe në kryeqytet.
Ndërkohë ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi ka njoftuar se të gjitha rrugët në vend janë të kalueshme, pasi po punohet 24 orë për mirëmbajtjen e tyre.