Është bërë pranim-dorëzimi i detyrës së kryetarit të Gjykatës Themelore të Prishtinës.
Detyrën e dorëzoi kryetarja aktuale Afërdita Bytyçi.
Ajo e përfundoi mandatin e saj dhe nga tani aktivitetin do ta ushtrojë si gjyqtare në departamentin Special të Gjykatës së Apelit.
Me vendim të Këshillit Gjyqësorë të Kosovës, detyrën e pranoi z.Arben Hoti, gjyqtar në departamentin Special të Gjykatës Themelore të Prishtinës, i cili këtë detyrë do ta ushtrojë deri në zgjedhjen e kryetarit të Gjykatës Themelore të Prishtinës.