Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë të ditur se punimet në ndërtimin e parkingut nëntokësor tek Fakulteti Filologjik po vazhdojnë sipas planifikimeve.
Ahmeti ka falenderuar ekipet që janë angazhuar për këtë projekt të rëndësishëm për Prishtinën.
“Punimet në ndërtimin e parkingut nëntokësor tek Fakulteti Filologjik po vazhdojnë sipas planifikimeve dhe me dinamikën e paraparë.

Falënderojmë të gjitha ekipet që po angazhohen që ky projekt i rëndësishëm kapital për Prishtinën të zbatohet dhe të jetësohet. #prishtina”, tha ai.