Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Gjykatës Themelore në Prishtinë Arben Hoti, sot ka mbajtur kolegjium.
Kolegjiumin e ka mbajtur me gjyqtarët e Departamentit Special dhe Departamentit për Krime të Rënda.
Në takim kryetari Hoti ka prezantuar planin e punës për vitin 2021.
Në të ka paraparë formimin e trupeve të reja gjykuese dhe transferimin e 4 gjyqtarëve nga Departamenti i Përgjithshëm – Divizioni Penal në Departamentin për Krime të Rënda.