Njëra ndër rregullat kryesore të komunikacionit, që mësohen pak para dhënies së provimit për patent shofer, janë vijat e bardha në rrugë të cilat shënojnë vendkalimin për këmbësor.
Por, një shofer nga Prishtina, vendkalimin për këmbësor e ka përdorur për të bërë diçka tjetër.
Gjatë ditës së sotme, në rrjetin social Facebook, është publikuar një fotografi, ku shihet qytetari duke bërë kthim gjysëmrrethor pikërisht në vijat e shënuara për këmbësor.
Ky veprim është i ndalur rreptësisht dhe i dënueshëm.