Në Lagjen e Spitalit në kryeqytet nga mëngjesi është ndërprerë energjia elektrike. Kjo si pasojë e një defekti në rrjet.
Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala e ka konfirmuar këtë lajm, ndërsa ka bërë të ditur se ekipet janë teren duke e sanuar problemin.
“Po, në ‘Lagjen e Spitalit’ gjatë ditës ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike për shkak të një prishje. Ekpiet kujdestare kanë dal në teren dhe janë duke punuar në sanimin e defektit”, ka thënë Buzhala.
Ndërsa ka bërë të ditur se në pjesët tjera të qytetit gjendja është stabile dhe nuk ka ndërprerje të rrymës.