Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një postimi të bërë në FB ka bërë të ditur se sot është ekzekutuar rrënimi i tretë në magjistralen Prishtinë-Ferizaj.
Ai ka thënë se “moszbatimi i urdhëresave, vazhdimi i ndërtimit pa leje, sjell pasoja”, teksa rrënimi është i domosdoshëm.
Postimi i plotë
Sektori i ndërtimit, aktiv në terren
Inspektorët e ndërtimit po vëzhgojnë në vazhdimësi terrenin dhe po marrin masa sipas ligjit në fuqi. Sot u ekzekutua rrënimi i tretë për këtë javë, pranë magjistrales Prishtinë – Ferizaj.
Edhe në këtë rast, inspektori i zonës ka ndjekur të gjitha procedurat nga fillimi i këtij ndërtimi pa leje, duke ndërprerë punimet e duke dhënë urdhëresat e nevojshme.
Moszbatimi i urdhëresave, vazhdimi i ndërtimit pa leje, sjell pasoja!
Rrënimi, i domosdoshëm!