Reagimi i shpejtë i Zjarrëfikësve dhe KEK-ut ka shpëtuar një shtëpi nga djegia.
Në rrugën “Agron Rrahmani” në lagjen “Taslixhe”, telat e rrymës u përpjekën me njëri-tjetrin.
Si shkak i kësaj, një shtëpi u kaplua nga flakët.
Por, fatmirësisht reagimi i Zjarrëfikësve dhe KEK-ut ishte i shpejtë dhe e ndaluan më të keqën.