Kandidati për president Ramush Haradinaj, ka takuar strukturat e AAK-së në Prishtinë.
Ai ka thënë se, ishte Aleanca ajo e cila i pagoi borxhin Prishtinës, duke e shtyrë para dhe miratuar Ligjin, i cili u mohua nga të tjerët, duke u kujdesur për Prishtinën më shumë se të gjithë të tjerët, edhe pse asnjëherë nuk na u dha besimi për ta udhëhequr.
Ai thotë se, oferta e Aleancës është më e mira për zgjedhjet e 14 shkurtit.
Postimi në Facebook:
Nuk ishte e lehtë për ne si Aleancë të fitojmë besimin e banorëve të kryeqytetit. Megjithatë, vetëm Aleanca i pagoi borxhin Prishtinës, duke e shtyrë para dhe miratuar Ligjin, i cili u mohua nga të tjerët. Ne u kujdesëm për Prishtinën më shumë se të gjithë të tjerët, edhe pse asnjëherë nuk na u dha besimi për ta udhëhequr.
Njëjtë ka ndodhur edhe me Mitrovicën. Në momentin e parë që ishim në qeverisje të vendit, ne e finalizuam statusin e Trepçës. Por, as në Mitrovicë asnjëherë nuk morëm besimin për të udhëhequr.
Ky raport që Aleanca e ka me Prishtinën dhe Mitrovicën, tregon qartë orientimin tonë drejt interesit nacional, e jo interesave të ngushta të politikave ditore.
Sot në takim me strukturat e degës së Aleancës në Prishtinë, falenderova të gjithë kandidatët, e në veçanti veteranët e Aleancës, ata që i mbetën besnik gjatë tërë këtyre viteve vizionit dhe programit të saj.
Oferta e Aleancës është më e mira për zgjedhjet e 14 shkurtit. Unë me kënaqësi i prijë kësaj liste të intelektualëve të të gjitha moshave e profileve, si kandidat për President i cili bashkon, që garanton se si Kosovë po ecim në drejtimin e duhur, si President që i del përpara Serbisë dhe si President që di të punojë me aleatët tonë.
Uroj suksese për të gjithë kandidatët dhe ecim faqebardhë përpara.
RH