Partitë politike po vazhdojnë të shkelin Ligjin për Covid-19 me tubimet e tyre para fushatës zgjedhore.
Komuna e Prishtinës ka njoftuar se për këtë arsye ka dënuar me nga dy mijë euro AAK-në dhe Nisma Socialdemokrate.
Drejtori i Inspektoratit të Komunës së Prishtinës, Adonis Tahiri përmes një statusi në Facebook, ka thënë se po angazhohen në identifikimin dhe marrjen e masave ndaj secilit subjekt – shkelës të ligjit – brenda territorit të kryeqytetit.
Ky është statusi i tij i plotë:
Askush mbi ligjin!
Vazhdojmë me shqiptimin e gjobave për subjektet politike që organizojnë tubime në kundërshtim me vendimet qeveritare dhe ligjet në fuqi.
Inspekcioni i Rendit Komunal po angazhohet në identifikimin dhe marrjen e masave ndaj secilit subjekt – shkelës të ligjit – brenda territorit të Kryeqytetit.
Ligjin për parandalimin dhe luftimin e pandemisë, vlen për të gjithë!
![Image](/media/botasot.info/images/2021/January/19/auto_denim1611068712.jpg)