Drejtori i Inspeksionit në Komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri ka paralajmëruar gjoba për partitë politike të cilat nuk kanë respektuar masat anti-Covid.
Ai në një reagim në facebook ka thënë se partitë të cilat nuk kanë respektuar këto masa gjatë vikenditë, do të ndëshkohen sot gjatë ditës.
“ Fundjavë “e gjallë”, me plot tubime partiake, në stilin #skavirus #bravoLab. Për n’Prishtinë, sot i marrin përgjigjet!”, ka shkruar ai në facebook.
Kujtojmë se edhe gjatë ditëve të kaluarta Inspektorët në Prishtinë kanë shqiptuar gjoba për partitë politike në këtë komunë.