Kandidati për deputet nga PDK-, Alberad Tahiri, së bashku me kandidatin për kryeministër Enver Hoxhaj ishin sot në Kodrën e Trimave në Prishtinë.
Ata dëgjuan hallet e qytetarëve, ku kishin probleme me legalizimin e pronave.
Nga atje thanë se, e kanë pikën e veçantë në programin e tyre, planin për legalizimin e pronave.
Postimi në Facebook:
Së bashku me Kryeministrin e ardhshëm Enver Hoxhaj, sot shkuam në Kodrën e Trimave në Prishtinë, lagje kjo që ka probleme të skajshme me legalizimin e pronës. Para qytetarëve, prezantuam planin tonë për rimëkëmbjen e drejtësisë, ku pikë e veçantë e këtij plani është legalizimi i pronave.
Qindra mijëra familje anekënd Kosovës që kanë prona legjitime, nuk mund të mbesin edhe më tej të bllokuar, pa i bërë ato edhe legale. Prandaj ne e kemi prioritet legalizimin e pronave të qytetarëve. Kjo do ta zhbllokojë kapitalin e tyre dhe legalizimi do t’iu hapë mundësi për ta përdorur këtë kapital për investime e zhvillim.
Me këto masa, ne do ta ngjallim potencialin ekonomik të qytetarëve të Kosovës.
Së bashku, do ta rimëkëmbim edhe drejtësinë, edhe ekonominë.
#RIMËKËMBJE #PDK