Pak qaste më parë, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka bërë të ditur se nga 1,652 testime të kryera janë konfirmuar 316 raste pozitive me Covid-19.
Fatkeqësisht, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë tre pacientë, si pasojë e përkeqësimit të gjendjes shëndetësore nga Covid-19 .
“Brenda 24 orëve janë raportuar 3 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 2 raste (85, 81 vjeç), Drenas 1 rast (74 vjeç).
Numri total i rasteve pozitive është 59.304 raste nga 227.482 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.482 raste të vdekjes”, thuhet në njoftimin e fundit të IKSHPK-së.
Përgjatë kësaj periudhe janë shëruar 195 pacientë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 51,713.
Nga 316 raste të shënuara sot, vetëm në Prishtinë janë identifikuar 116 raste pozitive me Covid-19.
Aktualisht, vendi ynë po përballet me 6,109 raste aktive.