Në rrugë për realizim të intervistës për emisionin “038” në Kohavision, në fshatin Butoc të Prishtinës, vetura zyrtare e drejtorit të investimeve kapitale në Komunën e Prishtinës, Gezim Mehmeti ka pasur vështirësi kalimi.
Vetë Mehmeti me ndihmën e qytetarëve kanë shtyrë veturën në mënyrë që të kalojë. Mehmeti është zotuar se këtë vit rruga do të shtrohet me zhavorr derisa për pastrim të borës përgjegjëse është Drejtoria e Shërbimeve Publike.
Mehmeti ka dalë në terren për të parë situatën e rrugës për të cilën në emisionin “038” shkruan banorët e fshatit.
Ai është përgjigjur edhe në pyetje të tjera.