Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ishte sot në Hajvali për të kërkuar përkrahjen në këto zgjedhje.
Ai tha se, Hajvalia ka vendosur për listën e AKR-LDK, kurse shtet-ndërtimi është e ardhmja.
Postimi në Facebook:
Askush s’më njeh më mirë se sa bashkëqytetarët e mi në Hajvali, prandaj përkrahja nga ta do të thotë shumë për mua.
Kur ke mbështetjen e atyre që të njohin nga afër, është aprovimi më i madh se nuk je dikush që shtiresh e maskohesh.
Hajvalia ka vendosur. Lista e AKR-LDK është opsioni.
SHTETndërtimi është e ardhmja.
#voto132 #LDK #AKR #14shkurt #5behgjetpacolli