Një numër i madh votuesish është vërejtur në disa qendra të votimit në Prishtinë.
Kështu, në sallën “1 tetori” në Prishtinë janë parë radhë të gjata të qytetarëve që po po presin për të votuar.
Kjo pavarësisht reshjeve të dendura të borës dhe temperaturave shumë të ulëta.
Ndryshe, sipas KQZ-së deri në orën 11:00 kanë votuar 145 mijë e 650 persona.