Një qytetar nga Prishtina është ankuar për një parregullsi gjatë procesit të votimit në shkollën “Meto Bajraktari” në kryeqytet.
Ai në grupin “Network Prishtina” ka thënë se është një vëzhgues i cili rri te kutia e votimit dhe i cili detyron votuesit t’ua tregojë vulën e fletës së votimit.
Ai ka thënë se po i detyron votuesit që të hapin fletën e votimit ku edhe shihet se për cilën parti është votuar.
Postimi i plotë:
Kujdes ne Meto Bajraktar kati i dyte te shkronja P vezhguesi i cili rrin te kutia e votimit i detyron votuesit te ua tregoj vulen e fletes se votimit qe vendoset ne pjesen e prapme, ju duhet ta hapeni fleten dhe ai e sheh se ku keni hedhur voten.