Punëtori është jashtë rrezikut për jetë ndërsa Inspektorati i Punës është duke vazhduar hetimet për rastin.
Zyrtarë të Policisë së Kosovës po ngjiten shkallëve.
Në të njëjtën formë një punëtor në Prishtinë, u rrëzua, prandaj ata po hetojnë rastin.
Afër objektit të 40-katëshes në Dardani, një person rreth të dyzetave, pësoi aksident në vendin e punës, i cili shpëtoi pa lëndime të mëdha.
Prandaj pjesëtarët e Policisë kanë dalë për ta hetuar rastin.
Ata po kujdesen që të marrin dëshmi për të gjitha rrethanat që mund të kenë shkaktuar këtë aksident.
E veç tyre, në vendngjarje po qëndron edhe Inspektorati i Punës.
Përreth një orë ata morën informacionet e nevojshme dhe u larguan.
Ndërkohë punëtorët e tjerë thonë që distanca prej ku ka rënë punëtori, nuk ishte më e lartë se dy metra.
Punëtori është dërguar në Emergjencë, ku edhe u trajtua.
Krenare Makolli pjesë e stafit të Emergjencës, ka konfirmuar se gjendja e këtij punëtori është jashtë rrezikut për jetë.
Ndërkohë hetimet në lidhje me rastin janë duke vazhduar edhe nga Inspektorati i Punës.