Komuna e Prishtinës ka planifikuar rindërtimin e rrugës “Muharrem Fejza”.
Sipas kryetarit të komunës Shpend Ahmeti, kjo rrugë do të bëhet sipas planit rregullativ me gjerësi të plotë dhe trotuare.
Ahmeti tha se sot e ka nënshkruar kontratën për rindërtimin e kësaj rruge.
“Pas muajve të tërë në OSHP, sot e nënshkruam kontratën e rindërtimit të Rrugës Muharrem Fejza sipas Planit rregullativ me gjërësi të plotë dhe trotuare sipas standardeve. Kontrata është fituar nga kompania Rahovica në vlerë prej 701 mijë eurosh”.
I pari i Prishtinës theksoi se kjo rrugë sipas tij është më e rëndësishmja për të investuar.
“Nga të gjitha 2200 rrugë në Prishtinë, mendimi im personal është se nuk ka rrugë më të rëndësishme se kjo për tu investuar”.