Drejtoria e Parqeve në Komunën e Prishtinës ka shënuar 7 dhe 8 marsin me mbjelljen e luleve sezonale.
Drejtoresha e kësaj drejtoria, Fatime Hajdari tregon se këtë vit u mbollën një milion e dyqind mijë lule të tilla.
Postimi i saj i plotë:
Për të tretin vit me radhë, Drejtoria e Parqeve në Komunën e Prishtinës shënon 7 dhe 8 Marsin me nisjen e mbjelljeve të luleve sezonale të kultivuara nga Ndërmarrja Publike Lokale “Hortikultura” Sh.A.
Këtë vit do të mbillen një milion e dyqind mijë lule të tilla.
Lulet sezonale do të mbillen në hapësirat e gjelbra të Komunës, nga sheshet kryesore tek parqet në lagje të ndryshme.