Janë të shumta rrugët e Prishtinës nëpër të cilat mbeturinat janë të shpërndara e të japin një pamje të tmerrshme.
Njësoj është gjendja edhe në rrugën ‘Rrustem Statovci’ ku mbeturinat kanë zënë thuajse gjithë rrugën.
Gjatë javëve që lamë pas situatë e ngjashme ishte në shumë rrugë e hyrje ndërtesash anembanë kryeqytetit.
Derisa i pari i Prishtinës po merret me situatën politike të institucioneve udhëheqëse në vend, ka harruar situatën në të cilën gjendet qyteti të cilin ai e drejton.