Ka nisur në hyrje të Prishtinës realizimi i projektit “Vertical Garden”.
Ky projekt po zbatohet nga Komuna e Prishtinës dhe Fondin për Zhvillim Komunitar (CDF).
Kryetari i Komunës Shpend Ahmeti, tha se ky projekt ka për qëllim përmirësimin e cilësisë së ajrit.
“Ky projekt ka për qëllim që të ndikojë në përmirësimin e cilësisë së ajrit përmes shtimit të hapësirave të gjelbërta, si dhe revitalizimin e hapësirave të braktisura”.
Ahmeti tha se ky projekt po bëhet për një mjedis të pastër.