Ndërtimet e shumta nëpër lagjet e Prishtinës, jo rrallë herë kanë krijuar tollovi por edhe probleme për banorët që jetojnë në këto lagje.
Ankesat më të shpeshta janë për papastërtinë dhe mungesën e përgjegjësisë të disa qytetarëve, të cilët shpesh herë hedhin mbeturinat edhe nga terasat e tyre të banesave.
Në një foto të publikuar në rrjetet sociale, kësaj radhe në vend të mbeturinave, një qytetar si duket ka hedhur jorganin e tij nga banesa.
Ai i ka ngecur në një shtyllë elektrike.