Ekipet e ndërmarrjes “Hortikultura”, në vazhdimësi është duke kryer punimet për mbjelljen dhe revitalizimin e hapësirave të gjelbra në Prishtinë.
Këtë e ka bërë të ditur kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një postimi në Facebook.
“Prishtina e Gjelbër është prioritet i yni”, ka shkruar Ahmeti.
Postimi i plotë:
Prishtina e Gjelbër është prioritet i yni.
Bashkë me ekipet e ndërmarrjes “Hortikultura” janë duke vazhduar punimet për mbjelljen dhe revitalizimin e hapësirave të gjelbra në Kryeqytet.
#prishtina