Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka bërë me dije se kanë nisur punimet për ndërtimin e objektit të çerdhës me bazë në komunitet në lagjen “Dardania”.
Kjo çerdhe është e financuar nga European Union Kosovo/ Bashkimi Evropian dhe ka kapacitet për akomodimin e 120 fëmijëve të kësaj lagjeje.
Njoftimi në Facebook:
Kanë filluar punimet për ndërtimin e objektit të çerdhës me bazë në komunitet në lagjen “Dardania” e që është çerdhja e dytë e financuar nga European Union Kosovo/ Bashkimi Evropian dhe ka kapacitet për akomodimin e 120 fëmijëve të kësaj lagjeje.
Punimet dhe mbikqyrja do të realizohet nga ekipet e Zyrës së Bashkimit evropian dhe sipas planit dinamik pritet të përfundojnë në mes të vitit të ardhshëm.