KEDS ka njoftuar se si pasojë e një defekti në kabllon nëntokësore të tensionit të mesëm, një pjesë e lagjes Kodra e Trimave aktualisht është pa energji elektrike.
"Ekipet tashmë janë në terren.
Pas lokalizimit të defektit kanë filluar menjëherë punimet për sanimin e tij dhe shumë shpejt pritet të rikthehet furnizimi për konsumatorët e afektuar.
KEDS kërkon mirëkuptim nga konsumatorët.", thuhet në njoftimin e KEDS.