Të enjten, një shofer i një kamionete, kishte hipur mbi hapësirën e gjelbër te “Rruga B”, për ta ndërruar kahun e rrugës.
Pas dënimit që morri ky qytetar nga Policia e Kosovës me gjobë prej 100 euro dhe 1 pikë negative, një dënim të njëjtit i është shqiptuar edhe nga Inspektorati i Komunës së Prishtinës.
Drejtori i Inspektoratit në Komunën së Prishtinës, Adonis Tahiri, ka njoftuar se ky qytetar është gjobitur nga Komuna me 200 euro për dëmtim të hapësirës gjelbëruese.