KEDS-i njofton se së shpejti rikthehet furnizimi me energji edhe për banorët e një pjese të Bregut të Diellit.
Ata u afektuan nga defekti i ndodhur në linjën nëntokësore e cila furnizon atë zonë.
Sipas tyre ekipet e KEDS-it janë duke realizuar fazën e fundit të punimit të kabllos.
Furnizimi me energji tashmë është rikthyer për banorët e lagjes së Muhaxherëve.