Kompania Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se niveli i ujit në liqenin e Batllavës po vazhdon të jetë në kuotën maksimale të kapërderdhjes.
Niveli i ujit në liqenin e Badocit është -3 metra nën nivelin maksimal të kapërderdhjes.
Kompania thotë se furnizimi me ujë të pijshëm është mjaft stabil.
“Jemi në sezonin e pranverës dhe ajo çfarë është e domosdoshme, shpenzimi racional i ujit të pijshëm. Çfarë mund të bëjë secili prej nesh, për të ndaluar keqpërdorimin e ujit, për të ruajtur ujin për periudhat vijuese: Mos lejoni të rrjedhë ujë kot nga rubineti juaj, Mos përdorni ujin e pijshëm për të larë veturat, Mos përdorni ujin e pijshëm për ndërtime të shumta në qytete, mos pastroni trotuaret me ujin e pijshëm, Mos harroni të mbyllni rubinetin përgajtë procesit të larjes së fytyrës dhe dhëmbëve, Mos ujisni kopshtet dhe arat me ujin e pishëm, Paguani rregullisht ujin që konsumoni, Mos lejoni ndërhyrjet pa leje në rrjetin e ujësjellësit, të gjithë jemi përdorues të ujit, prandaj ne jemi edhe përgjegjës për ta shfrytëzuar atë në mënyrë sa më të drejt”, thuhet në njoftim.