Një kompani derisa ka qenë duke punuar ka dëmtuar gypin që furnizon me ujë të pijshëm konsumatorët, duke filluar nga rruga e ” Llapit” e deri te rruga ” Ilir Konushevci ” në Prishtinë.
“Të nderuar konsumatorë, ju njoftojmë se sot rreth orës 18:30, palë të treta kanë dëmtuar gypin e ujit me diametër fi 200 mm në rrugën e ”Llapit” në Prishtinë”, ka bërë të ditur zëdhënësja e KRU” Prishtina” Arjeta Mjeku
Ajo ka bërë të ditur se zakonisht, kur gypat dëmtohen nga operatorë ekonomik, punëkryes apo kontraktorë e nënkontraktorë privat dhe institucional, dëmtimet shkaktohen deri në atë masë sa bëhen gjithnjë e më të vështira për sanim.
“Pa ujë të pijshëm janë të gjithë konsumatorët duke filluar nga rruga e ” Llapit” e deri te rruga ” Ilir Konushevci ” në Prishtinë. Ekipet operative dhe mirëmbajtëse të KRU” Prishtina” sh.a. janë në vendin e ngjarjes dhe po merren me sanimin e defektit”, theksoi Mjeku.
Ajo ka theksuar se ende nuk dihet se sa do zgjasë sanimi për shkak të natyrës së defektit.
“Është bërë dukuri dëmtimi i gypave të ujit nga palë të treta si një papërgjegjësi e procesit të punimeve të tyre”, theksoi Mjeku.