Telashe në zhvillimin e komunikacionit do të ketë nesër në rrugën “Muharrem Fejza’’ në Prishtinë.
Kjo për shkak të fillimit të punimeve në këtë rrugë.
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar se do të mundohen që këto pengesë të jenë minimale.
Postimi i plotë:
Prej nesër do të fillojnë punimet në rrugën “Muharrem Fejza”.
Ju informojmë se realizimi i këtyre punimeve do të paraqet telashe në zhvillimin e komunikacionit në këtë rrugë.
Do të mundohemi që këto pengesa të jenë minimale.
