Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti teksa foli për shifrat e të infektuarve në kryeqytet, tha se vaksinimi mbetet e vetmja zgjidhje.
Ai tutje tha se në Prishtinë janë 352 raste aktive me Covid-19.
Postimi i plotë:
Sipas statistikave zyrtare të IKSHP deri më sot në Prishtinë kemi regjistruar 40 mijë raste me COVID 19, dhe 350 persona kanë vdekur nga virusi.
Sot, aktiv i kemi 352 raste. Si duket edhe kjo valë u ngadalësua. Por, kjo nuk do të thotë se nuk do të kemi valë të tjera. Vaksinimi mbetet e vetmja zgjidhje e qëndrueshme.