Asambleisti i PDK-së në Komunën e Prishtinës, Muhamet Selmani ka sqaruar për qytetarët se ku do të ndërtohet saktësisht objekti i Ambasadës së Gjermanisë.
Selmani tha se ky objekt do të shtrihet në kryqëzimin e rrugëve Arbënor dhe Astrit Dehari dhe Holger Pedersen, kësisoji nuk prek zonën e gjelbëruar.
Postimi i plotë:
Të nderuar qytetar të Prishtinës
Si përfaqësues i juaji në Kuvendin Komunal të Prishtinës, më lejoni të ju sqaroj lidhur me propozimin e komunës tonë për të ndarë një parcel toke për Ambasadën Gjermane, ku planifikohet të ndërtohet objekti i ambasadës së shtetit dhe popullit Gjerman.
Është dezinformuar shumë këto ditë se parcela e propozuar shtrihet në parkun mes spitalit Pediatrik dhe AKPM-së.
Por e vërteta është tjetër, sepse pjesa e planifikuar që t’i jepet shtetit dhe popullit Gjerman me gjithsej 792m2, shtrihet në pracelen nr. 02719-1, sakësisht në kryqëzimin e rrugëve Arbënor dhe Astrit Dehari dhe Holger Pedersen ( semaforat afer MTI dhe EULEX), shiko foton 1 pjesa me te kuqe.
Pjesë kjo që tani shumica shfrytëzohet si parking. Pra propozimi i komunës nuk e prek as pak pjesën e gjelbëruar në atë zonë.
Prandaj kam nderin që në emrin e juaj të e përkrah këtë propozim.
Kjo është veç një shërbim i vogël që ne mund të bëjmë për gjithë atë mbështetje që populli dhe shteti Gjerman kanë bërë për popullin dhe shtetin tonë.
Me respekt!